Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka falënderuar Bahamasin për njohjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë vendim si një kontribut të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur këtë njohje një moment historik, pasi Bahamasi bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Njohja pritet të forcojë më tej pozitën ndërkombëtare të Kosovës.




