Kandidati për deputet nga AAK-ja, Bekë Berisha, ka deklaruar se Kosova përballet me shumë probleme që kërkojnë zgjidhje urgjente.
Ai thekson se vonesat i bëjnë këto sfida më të mëdha, më të kushtueshme dhe më të vështira për t’u menaxhuar.
Sipas Berishës, problemet nuk zgjidhen vetë dhe tani është momenti që të adresohen bashkërisht.




