Brikena Selmani është banorja e radhës që do të marrë pjesë në “Big Brother VIP 5”. Ajo është modele nga Kosova dhe së fundmi përfaqësoi vendin në “Miss Grand International 2025”.
Para karrierës në modeling, Brikena ka punuar si arkëtare për tre vjet në një supermarket, ku u vlerësua si “arkëtarja më e mirë”. Gjatë pjesëmarrjes në konkursin ndërkombëtar, ajo la përshtypje me veshje tradicionale shqiptare, duke kombinuar elegancën me krenarinë kulturore, dhe postimet e saj u bënë virale në rrjetet sociale.
Brikena ka deklaruar se partneri ideal për të do të ishte shqiptar dhe se hyn në program si person i lirë.




