Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, ka deklaruar se mungesat e barnave në sistemin publik shëndetësor janë rritur mbi 200 për qind, pavarësisht rritjes së buxhetit.
Ai theksoi se procesi i përpilimit të Listës Esenciale ka qenë i paqartë dhe kërkon hetim institucional, ndërsa ligji për unifikimin e çmimeve të barnave nuk ka sjellë ulje të ndjeshme të çmimeve, por ka krijuar probleme shtesë për farmacistët dhe qytetarët.




