Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër deklaratën e Glauk Konjufcës, duke e cilësuar gjuhën e tij si kërcënuese, fyese dhe përçarëse.
Ajo theksoi se qytetarët janë të lodhur nga një retorikë e tillë dhe kërkoi përgjegjësi, respekt dhe rezultate konkrete nga përfaqësuesit politikë, në vend të kërcënimeve dhe arrogancës.




