Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 586 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin më 28 dhjetor 2025.
Vëzhguesit përfaqësojnë OJQ vendore, organizata ndërkombëtare, media dhe institucione shtetërore. Afati për aplikim mbyllet më 20 dhjetor.
Sipas KQZ-së, vëzhgimi i zgjedhjeve është thelbësor për transparencë, integritet dhe besueshmëri të procesit, duke mbikëqyrur të gjitha fazat – përgatitjet, ditën e zgjedhjeve dhe numërimin e votave.




