Enver Hoxhaj, kandidat për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, ka premtuar se Partia Demokratike e Kosovës do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50% në qeverisjen e ardhshme.
Ai theksoi se pensionistët janë brezi që ka ndërtuar Kosovën dhe meritojnë dinjitet dhe siguri ekonomike.
Kujdesi për ta do të jetë prioritet i PDK-së, me politika sociale të bazuara në respekt, mirënjohje dhe drejtësi.




