Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka bërë të ditur se Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka kandiduar numrin më të madh të personave të përfshirë në raste penale, gjithsej 13 kandidatë.
Ai theksoi se, megjithë angazhimet e LVV-së për Vetting dhe luftë kundër korrupsionit, veprimet e tyre tregojnë se zyrtarët e partisë synojnë të shmangin përgjegjësinë dhe të ruajnë pasuritë e fituara nga korrupsioni.





