Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin mbi kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, të cilët janë përfshirë në raste penale.
Nga 1,179 kandidatët, 28 persona (2.37%) kanë qenë të përfshirë në raste penale, prej të cilëve 19 kanë aktakuza aktive dhe 12 kanë dënime të formës së prerë.
Sipas raportit, shumica e kandidatëve me raste penale janë nga LVV (13 persona), ndjekur nga AAK (6 persona), Nisma Socialdemokrate(3), PDK (2), Lista Serbe (2), KDTP (1) dhe LDK (1).
Veprat penale më të zakonshme lidhen me korrupsionin zyrtar, shkelje të detyrës zyrtare dhe përdorimin e armëve ose mjeteve të rrezikshme.
IKD thekson se raportimi nuk cenon prezumimin e pafajësisë dhe synon të promovojë integritetin dhe dekriminalizimin e politikës në Kosovë.




