Ish-ministri Fadil Ismajli dhe gjashtë zyrtarë të tjerë, të arrestuar për korrupsion, do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Speciale ka dorëzuar kërkesën duke theksuar se të pandehurit dyshohen për veprime të paligjshme me qëllim përfitimi personal, përfshirë keqpërdorim të pozitës, ryshfet dhe ndikim të paligjshëm.
Sipas prokurorisë, vetëm në një rast u shkaktua dëm mbi 220 mijë euro, ndërsa vlera totale e dëmit dyshohet të jetë milionëshe.
Seanca mbahet sot, më 20 dhjetor, në ora 12:00.




