Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se nuk dorëzohet kurrë dhe se ekipi i tij aktual është më entuziast dhe më i përgatitur se kurrë më parë.
Limaj tha se fillimisht partia kishte mungesë prej rreth 10 mijë votash, por me këtë diferencë mund të fitojnë gjashtë deputetë shtesë në parlament.
Ai shtoi se sfidat e tilla nuk e trembin, përkundrazi, e motivojnë: “Asnjëherë nuk kam pasur një ekip me entuziazëm më të përgatitur se sa tash. Këto sfida më kënaqin. Ne kemi mentalitet fitues dhe besim në rrugën e drejtë”.
Ai gjithashtu theksoi përballjen me kritikët dhe kundërshtarët si një “rrethim” që ai është i vendosur ta çaj, duke përmendur besimin dhe vullnetin si forcën që e udhëheq deri në fund.




