Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj disa personave për ofendime, fyerje dhe shpifje ndaj tij.
Ai ka dorëzuar padi civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër Alban Krasniqit, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, për shpifje dhe mashtrime të publikuara.
Po ashtu, Miftaraj ka bërë të ditur se ka dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj një personi tjetër për fyerje në rrjete sociale, për çka ka dhënë deklaratë në njësinë e krimeve kibernetike të Policisë së Gjilanit.




