Një grua është sjellë pa shenja jete në Emergjencën e Gjakovës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas Policisë, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.




