Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë vizitës në Nassau, kryeqytetin e Bahamasit, përveç njohjes së Kosovës, është nënshkruar edhe Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me kryeministrin Philip Davis.
Sipas saj, ky akt forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe zgjeron rrethin e shteteve mike që mbështesin lirinë, sovranitetin dhe bashkëpunimin.
Osmani thekson se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta dhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.





