Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL) ka shprehur shqetësim për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.
Sipas OVL-së, nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në procesin gjyqësor, dhe refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut.
Organizata ka bërë me dije se do ta ngrejë këtë shqetësim tek institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje. “Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, thuhet në reagimin e OVL-së.




