Kandidati për deputet nga LDK-ja, Berat Rukiqi, ka deklaruar se programi ekonomik i LDK-së përfaqëson të djathtën moderne evropiane, të ndërtuar mbi parimet e ordoliberalizmit gjerman, modelit social austriak dhe shtetit digjital estonez.
Ai theksoi se fokusi është në tregun e lirë, shtetin e fortë rregullator, sigurinë juridike dhe konkurrencën e ndershme, duke nënvizuar se shteti nuk duhet të bëjë biznes, por të krijojë kushte për zhvillim.
Rukiqi përmendi arsimin profesional të lidhur me tregun e punës, energjinë e përballueshme, infrastrukturën moderne, digjitalizimin e shtetit dhe administratën publike efikase si shtylla kryesore të programit, duke theksuar se kjo qasje synon rritje ekonomike, paga më të larta dhe mirëqenie reale për qytetarët.




