Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një qeveri e përgjegjshme dhe e qëndrueshme.
Ai theksoi se një qeveri e udhëhequr nga LDK do ta rikthejë partneritetin me aleatët strategjikë, do të sigurojë politika të parashikueshme dhe do të forcojë përgjegjësinë institucionale, veçanërisht në sektorin e drejtësisë.
Sipas tij, shteti ndërtohet mbi besimin dhe jo mbi improvizimin.




