Më 7 dhjetor, Kongresi i SHBA miratoi Seksionin 8335, duke u dhënë autoriteteve amerikane të drejtën të bllokojnë pasuritë dhe të ndalojnë hyrjen në SHBA për ata që kërcënojnë paqen dhe demokracinë në Ballkan.
Sanksionet prekin personat që kryejnë korrupsion, shkelin të drejtat e njeriut, pengojnë marrëveshjet e paqes ose kërcënojnë integritetin territorial të vendeve të rajonit. Masat përfshijnë revokimin e vizave ekzistuese dhe anulimin automatik të dokumenteve të tjera të hyrjes, duke riafirmuar angazhimin e SHBA-së për stabilitet dhe demokraci në rajon




