Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar pikën kufitare në Merdare.
Sveçla ka bërë të ditur se nga menaxhmenti policor janë njoftuar për ngritjen dhe mobilizimin e plotë të kapaciteteve me rastin e ardhjes së mërgatës. Ai shtoi se gjatë vizitës kanë takuar edhe bashkatdhetarë që sapo kishin hyrë në Kosovë.
Sipas tij, institucionet mbeten të përkushtuara për një pritje dinjitoze dhe për lehtësimin maksimal të qarkullimit kufitar për mërgatën.




