Ushtarë shumëkombësh nga Shtabi i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO morën pjesë në fushatën e dhurimit të gjakut të organizuar nga kontingjenti italian dhe Departamenti i Transfuzionit të Gjakut në Camp Film City, Prishtinë.
Nisma kishte për qëllim mbështetjen e institucioneve shëndetësore në Kosovë dhe forcimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve. Personeli i KFOR-it vazhdimisht ofron gjak shtesë në kohë dhe lokacione të ndryshme, duke treguar angazhimin e tyre humanitar.
KFOR-i zbaton mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Misioni punon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për të koordinuar rolet e tyre në siguri dhe sundimin e ligjit.




