Ekspertja e energjisë Janina Ymeri vlerëson se viti 2025 u shoqërua me mungesë serioze planifikimi në energji, duke çuar Kosovën në import rekord prej rreth 247 milionë euro.
Sipas saj, përgjegjësia bie mbi ZRRE-në, Ministrinë e Ekonomisë dhe Qeverinë, ndërsa barrën më të madhe po e mbajnë ekonomitë familjare.
Ymeri kërkon planifikim vjetor, transparencë në import dhe investime në termocentrale dhe burime të ripërtërishme.




