Një zjarr i madh shpërtheu mbrëmjen e 19 dhjetorit në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren, duke përfshirë disa lokale të qendrës tregtare “Te Shtrumfat”.
Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas njoftimit zyrtar, deri tani nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.




