Një incident zjarri është raportuar të premten në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ku pesë automjete janë dëmtuar.
Sipas Policisë së Kosovës, një person i panjohur është parë duke ndezur flakët që përfshinë automjetet e parkuara.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti po hetohet për të sqaruar shkakun dhe autorin e incidentit.




