Gjatë një inspektimi në një kantier ndërtimi në Unterterzen të Kantonit St. Gallen, autoritetet zvicerane arrestuan pesë punëtorë – katër shtetas të Kosovës dhe një të Maqedonisë së Veriut – të cilët po punonin pa leje qëndrimi dhe pune.
Të gjithë janë ndaluar përkohësisht dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhra dëbimi nga Zvicra, si dhe kërkesa për ndalim hyrjeje.
Po ashtu, edhe punëdhënësit e tyre do të paditen për punësim të paligjshëm, ndërsa autoritetet po hetojnë edhe shkelje të mundshme lidhur me kontributet e sigurimeve shoqërore dhe taksën burimore.




