Gjatë një tubimi elektoral në Kaçanik, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se këto zgjedhje janë kyçe për rikthimin e Kosovës në normalitet kushtetues dhe institucional.
Duke folur nga qyteti ku u miratua Kushtetuta e Kaçanikut, ai theksoi rëndësinë historike të këtij vendi, duke u shprehur se fjalimi në Kaçanik përbën një përgjegjësi të veçantë ndaj historisë dhe shtetit të Kosovës.




