Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të tregojnë kujdes lidhur me dokumentet e emigracionit, veçanërisht ato që sigurohen përmes martesave.
Në një njoftim të publikuar në Facebook, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës për qëllime emigrimi përbën krim federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mund të çojë në dënime serioze ligjore.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve të zgjedhin procese të ligjshme emigracioni për të hyrë në SHBA dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur, duke shmangur veprimet e paligjshme që mund të kenë pasoja afatgjata.





