Avokati Arianit Koci ka bërë thirrje publike që qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët të tregojnë kujdes gjatë kalimit tranzit nëpër Serbi, duke shmangur vendosjen e emblemave apo ngjitëseve me shkronjat UÇK në vetura.
Ai paralajmëroi për rrezik të veprimeve arbitrare nga autoritetet serbe, duke përmendur një rast të fundit ku një bashkatdhetar u arrestua vetëm për shkak të një embleme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në automjet.
Koci e cilësoi këtë veprim si juridikisht të pajustifikueshëm dhe theksoi se shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane, duke shtuar se tensionet ndërmjet shteteve po reflektohen në kurriz të qytetarëve të zakonshëm.




