Kryetari i PDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video-mesazh në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke vënë theksin te nevoja për bashkim dhe kapërcim të përçarjeve politike.
Ai theksoi se qytetarët janë të lodhur nga krizat dhe ndarjet e vazhdueshme, të cilat, sipas tij, kanë dëmtuar shoqërinë dhe shtetin.
Hamza u shpreh kundër politikës përçarëse dhe theksoi se vetëm përmes unitetit Kosova mund të ecë përpara, duke i ftuar qytetarët t’i bashkohen vizionit të tij për stabilitet, zhvillim dhe një drejtim të ri për vendin.




