Fluks i lartë i emigrantëve është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë me rastin e festave të fundvitit. Qindra automjete me targa të vendeve të Bashkimit Evropian po hyjnë në Kosovë për të kaluar pushimet pranë familjeve.
Radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare të Vërmicës, kryesisht për shkak të procedurës së pagesës së siguracionit jeshil për automjetet me targa të huaja.
Drejtuesit e automjeteve ankohen për vonesa të gjata, ndërsa situata rëndohet edhe nga mungesa e energjisë elektrike, çka ka detyruar sportelet e siguracioneve të funksionojnë me gjeneratorë.




