Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, dhe sekretari i përgjithshëm, Muhamet Arifi, kanë marrë pjesë në Kongresin e 40-të të rregullt të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF) në Kajro.
Në këtë kongres, Hassan Moustafa është rizgjedhur president i IHF-së, duke marrë mbështetje të shumicës së votave.
Kolgeci e Arifi e kanë uruar Moustafan për rizgjedhjen dhe e kanë ftuar për një vizitë në Kosovë, e cila do të realizohet së shpejti.
Gjatë qëndrimit në Egjipt, drejtuesit kosovarë po zhvillojnë gjithashtu takime me drejtues të federatave tjera nacionale.




