Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Policinë e Kosovës për të ndjekur testimin e njësive të specializuara të dronëve dhe antidronëve, pjesë e Drejtorisë së Mbrojtjes Ajrore të themeluar para dy vitesh.
Testimi u zhvillua në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë dhe synon forcimin e kapaciteteve të brendshme të Policisë.
Kurti falënderoi zyrtarët për profesionalizmin dhe theksoi se mbështetja për modernizimin dhe fuqizimin e këtyre njësive do të vazhdojë, duke theksuar rëndësinë e tyre për rritjen e sigurisë dhe modernizimin e forcave policore.




