Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë dhe partitë opozitare, duke e cilësuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si fajtorë kryesorë për bllokadën institucionale. Ai ka thënë se opozita ka dështuar ta përmbushë vullnetin e qytetarëve dhe po hyn në zgjedhje pa asnjë kauzë politike.
Në një intervistë për Ekonomia Online, Molliqaj ka vlerësuar se fushata zgjedhore është shndërruar në formalitet, ndërsa opozita ka “dorëzuar lojën politike”. Ai ka theksuar se PSD-ja ka vendosur qëllimisht të mos marrë pjesë në zgjedhje, duke shtuar se skena politike aktuale është pa përmbajtje reale dhe se zgjedhjet po zhvillohen në një klimë të autoritarizmit në rritje.




