Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell.
Nga e mërkura priten riga shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore mbi 1600 metra parashihen fjolla bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 8°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimet jugperëndimore, juglindore dhe veriperëndimore, varësisht nga dita.
Njoftimi i plotë:
E hënë
Temperaturat minimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 5-7°C
Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E martë
Mot kryesisht i vranë.
Temperaturat minimale: – 2 deri 0C
Temperaturat maksimale: 5-8°C
Era: nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
E mërkurë
Moti i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: -1 deri 1°C
Temperaturat maksimale: 5-7°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E enjte
Mot i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat minimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: nga veriperendimit, 1-4 m/s.
E premte
Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 2-4°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.




