Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal në komunikacion, sidomos në kushte të dukshmërisë së reduktuar, si dhe të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit pas ahengjeve dhe festave familjare.
Sipas MPB-së, nga 15 deri më 20 dhjetor, në territorin e Shkupit janë regjistruar 53 aksidente trafiku, ndërsa kontrollet policore po vazhdojnë me intensitet të shtuar.
Po ashtu, MPB po ndërmerr masa të shtuara kundër përdorimit të mjeteve piroteknike, duke apeluar te qytetarët, veçanërisht të rinjtë, se fishekzjarrët dhe petardat janë mjete të rrezikshme që mund të shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin.




