Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se Kongresi i SHBA-së ka dërguar një mesazh të qartë për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj zyrtarëve serbë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes demokratike dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon.
Ai ka theksuar se demokracia në Serbi është në gjendje shqetësuese, zgjedhjet janë zhvilluar në kushte të padrejta dhe niveli i dezinformimit është alarmant.
Musliu ka përmendur sulmet terroriste në Banjskë dhe Ibër-Lepenc, lidhjen e tyre me struktura kriminale serbe dhe mosbashkëpunimin e Beogradit me organet e drejtësisë, duke argumentuar se këto veprime e bëjnë të nevojshme vendosjen e sanksioneve, të lidhura drejtpërdrejt me përfshirjen e Serbisë dhe mosdorëzimin e Milan Radoiçiqit.




