Në kufirin Kroaci–Serbi po regjistrohen pritje deri në tetë orë, duke prekur edhe shumë mërgimtarë kosovarë, të cilët ankohen për vonesat e gjata.
Një qytetar tha për Klankosova se kanë mbetur në kufi për tetë orë.
Ndërkohë, pritje deri në 14 orë raportohen edhe në kufirin Hungari–Serbi, duke krijuar vështirësi për udhëtarët dhe mërgimtarët gjatë këtyre ditëve.




