Numri i studentëve në universitetet publike dhe private në Kosovë ka shënuar rënie prej rreth 32 për qind në pesë vitet e fundit. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2025 janë regjistruar 64,817 studentë, krahasuar me 95,335 sa ishin pesë vjet më parë.
Ekspertët e arsimit e lidhin këtë rënie kryesisht me migrimin dhe rënien e natalitetit. Njohësi i arsimit, Xhavit Rexhaj, paralajmëron se mungesa e planifikimit institucional dhe e politikave të qarta shtetërore po e thellon problemin, duke ndikuar jo vetëm në numrin e studentëve, por edhe në të diplomuarit e ardhshëm.
Trend i ngjashëm negativ vërehet edhe në arsimin parauniversitar, ku brenda pesë vjetësh janë evidentuar mbi 21 mijë nxënës më pak në shkollat e Kosovës./KOHA/




