Rreth 1,948 persona të regjistruar për votim me postë ende nuk e kanë pranuar pakon me fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, pasi nuk kanë qenë në shtëpi gjatë tentimeve për dorëzim.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi 95% e dërgesave postare janë shpërndarë me sukses, ndërsa operatori postar tenton dorëzimin deri në tri herë dhe kërkon nënshkrim nga votuesi ose një anëtar i familjes.
KQZ njofton se kutitë postare për votim janë funksionale në 23 shtete, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës do të mbahet më 27 dhjetor në 29 ambasada dhe konsullata në mbarë botën, me numrin më të madh të qendrave të votimit në Gjermani.




