Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi në Prizren, ka prezantuar pikat kryesore të programit të tij për shëndetësinë, duke premtuar ndërtimin e një Qendre Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të re dhe digjitalizimin e sistemit shëndetësor.
Abdixhiku tha se spitali i ri do të funksionojë sipas një modeli të ndërmarrjes publike që ofron shërbime dhe financohet nga fondi i sigurimeve shëndetësore.
Ai theksoi se mjekëve të diplomuar duhet t’u sigurohet menjëherë specializimi dhe punësimi, duke shtuar se “nuk ka tmerr më të madh sesa të përfundosh mjekësinë dhe të mos arrish të kesh specializim”.




