Futbollisti i FC Ferizajt, Betim Haxhimusa, është shpallur “Ylli i Javës” për javën e 18-të të Superligës së Kosovës, nga Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Albi Mall.
Haxhimusa shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 2:1 ndaj KF Llapi, duke kontribuar drejtpërdrejt në tri pikët e skuadrës së tij. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, ndërsa futbollisti u shpreh i lumtur për këtë njohje.
“Është kënaqësi të shpallem më i miri i xhiros së 18-të. Falënderoj bashkëlojtarët, stafin, komisionin dhe familjen për përkrahjen,” tha Haxhimusa, duke shtuar se me trajnerin e ri dhe filozofinë e tij, skuadra është përshtatur dhe pret rezultate pozitive në stinorin e ri.




