Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur të paligjshëm vendimin e 17 janarit 2025 për zgjedhjen e Besnik Berishës në pozitën e Kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Vendimi erdhi pas padisë së Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili kishte kundërshtuar ndryshimet në Rregulloren e Punës së KPM-së dhe procesin e zgjedhjes së kryetarit.
Gjykata theksoi se pavarësia kushtetuese e institucioneve nuk nënkupton përjashtim nga zbatimi i ligjit, ndërsa IKD e cilësoi këtë vendim si fitore të rëndësishme për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe besimit publik ndaj KPM-së.




