Kafeja ka efekte të njohura pozitive, si stimulimi i sistemit nervor dhe përmirësimi i performancës fizike, por konsumimi i tepruar mund të shkaktojë probleme. Ekspertët paralajmërojnë disa pasoja të mundshme:
Probleme me stomakun dhe zorrën e trashë: Kafeja ka efekt laksativ dhe mund të shkaktojë diarre ose vështirësi në jashtëqitje.
Lodhje ditën tjetër:
Pas konsumimit të sasive të mëdha, mund të ndiheni të lodhur dhe të përjetoni përgjumje.
Ankth dhe nervozizëm
Dozat e larta të kafeinës mund të shkaktojnë ankth.
Pagjumësi:
Konsumi i tepërt mund të rrisë kohën që ju duhet për të fjetur.
Rrahje të shpeshta të zemrës:
Efekti është më i zakonshëm te të rinjtë dhe te personat me probleme të presionit të gjakut.
Varësi:
persona mund të bëhen të varur nga kafeja dhe të mos konsumojnë mjaftueshëm ujë.
Ekspertët rekomandojnë konsum të moderuar të kafesë dhe kujdes për efektet e saj negative, sidomos tek personat me probleme shëndetësore.




