Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar mbi 18 mijë vëzhgues në grupin e katërt për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, ku shumica janë nga subjektet politike.
Numrin më të madh të vëzhguesve i ka Partia Demokratike e Kosovës, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
KQZ ka akredituar gjithashtu vëzhgues nga organizata ndërkombëtare, organizata joqeveritare, media vendore e ndërkombëtare dhe përfaqësi diplomatike. Në total, deri më tani janë akredituar 19,085 vëzhgues për procesin zgjedhor.




