Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë të hënën në Uashington një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau.
Takimi është konfirmuar nga Departamenti i Shtetit, ndërsa temat e diskutimit nuk janë bërë publike.
Dy zyrtarët janë takuar edhe më herët, me fokus në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.




