Një person është plagosur sot në Pejë në një rast të cilësuar si vrasje në tentativë, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Pejë.
Sipas zëdhënësit Shkodran Nikçi, viktima është qëlluar me armë zjarri, por ndodhet jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet mjekësisht.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia, në koordinim me Prokurorinë, po grumbullon prova dhe po punon intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij. I dyshuari tashmë është identifikuar.




