Prokuroria Speciale e Kosovës ka trajtuar sot rastin e madh të krimit të organizuar “Qielli i Thyer” (SkyECC), në të cilin janë arrestuar 33 persona.
Kryeprokurori Blerim Isufaj bëri të ditur se vlera totale e konfiskimeve, përfshirë pasuri të paluajtshme dhe para të gatshme, arrin rreth 80 milionë euro, shuma më e lartë e sekuestrimeve në një rast të vetëm në Kosovë.
Të gjithë të dyshuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa hetimet po zhvillohen me prioritet të lartë dhe profesionalizëm.




