Kandidati për deputet nga LDK-ja, Berat Rukiqi, ka demantuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me krahasimin e pagave ndërmjet viteve 2021 dhe 2025.
Sipas Rukiqit, paga prej 500 eurosh në vitin 2021 kishte fuqi blerëse dukshëm më të madhe sesa sot, ndërsa në vitin 2025 e njëjta shumë mbulon shumë më pak shpenzime, kryesisht fatura të energjisë.
Ai vlerëson se kjo nënkupton rreth 30% humbje të fuqisë blerëse, ose afërsisht 150 euro më pak në vlerë reale, duke e cilësuar këtë si pasojë të paaftësisë qeverisëse gjatë katër viteve të fundit.




