Sot, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Seanca pritet të shënojë një zhvillim të rëndësishëm në procesin gjyqësor, që ka zgjuar interes të madh publik për shkak të natyrës së rëndë të rastit dhe ndikimit të tij në opinionin publik.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt mbetet një nga çështjet më të ndjekura, ndërsa familjarët e viktimës vazhdojnë të kërkojnë drejtësi të plotë dhe zbardhje të plotë të ngjarjes.




