Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, deklaroi se pamjet e shfaqura në seancën e fundit gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës dëshmojnë se vrasja ka qenë e planifikuar dhe e organizuar nga të tre të akuzuarit.
Ai shprehu shqetësim për moslejimin e elaborimit të plotë të provave dhe paralajmëroi se familja do të kërkojë nga gjykata trajtim më të detajuar të tyre.
Sipas tij, videot tregojnë se ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër, çka përjashton mundësinë e një vrasjeje të rastësishme.




