Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor për 24 orët e fundit, duke njoftuar se nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 37 aksidente me të lënduar dhe 67 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të zbatimit të rregullave në komunikacion, policia ka shqiptuar 2016 gjoba trafiku.
Po ashtu, janë arrestuar 11 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje.





